Llumnica kërkon pagën e 13-të për punëtorët e KEK-ut: Ndjersa jonë po keqpërdoret

“Punëtorët e rrezikuar në punë, por rrezikshmëria nuk paguhet”, “Duam ngritjen e pagave, dhe ne duam jetën”, “menaxhimet respekto ligjin e punës, paguaj vikendet për punëtorët me ndërrime”, janë këto vetëm disa nga thirrjet e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) të cilët po protestojnë në mënyrë paqësore para zyrave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë.

Kryetari i Sindikatës së Re KEK, Nexhat Lumnica në emër të punëtorëve ka kërkuar edhe pagën e 13-të për të cilën tha se askush më shumë se ata nuk e meritojnë, duke theksuar se ata janë drita e Kosovës dhe zhvillimit ekonomik të këtij vendi.

Ai madje ka thënë se po luhet me ndjersën e punëtorëve.

“Kush më shumë se na meriton pagën e 13-të. Derisa kërkesa për rritje pagës është e kamotshme, paga nuk është rrit. …ne sot jemi këtu duke dëgjuar premtime për gjithë sektorin publik që paguhen nga taksapaguesit e Kosovës, nga ndjersa jonë, që e marrin pagën e 13 e mos t’ia japësh punëtorit të KEK pagën e 13 është më shumë se e turpshme. Sot e shprehim pakënaqësinë në këtë formë, por kaq të qetë nuk do të jemi herë të tjera. Tek e fundit kompania nuk është këtyre këtu, por e punëtorëve të KEK-ut dhe gjithë Kosovës. Derisa ne jemi drita e Kosovës, jemi aseti kryesor i Kosovës për shkak se pa neve nuk ka zhvillim ekonomik, ska buxhet 3-4 miliardë euro…ndjersa jonë po keqpërdoret”, tha ai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika