Policia arreston gjashtë persona për kontrabandë dhe kalim ilegal të kufirit në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për “Kontrabandim me mallra” dhe “Kalim ilegal të kufirit”, pas një aksioni të zhvilluar të mërkurën mbrëma në fshatin Rujishtë.

Sipas Policisë, njësitë policore kanë ndalur katër automjete me targa të Serbisë, për të cilat dyshohej se transportonin mallra të kontrabanduara pa dokumentacion të origjinës.

Gjatë kontrollit, brenda automjeteve u gjetën sasi të konsiderueshme të artikujve të ndryshëm, përfshirë tekstil, produkte ushqimore dhe produkte të mishit.

“Me datën 11.12.2025 rreth orës 18:30 ne fshatin Rujishte ne nje rrugë malore, njësit policore kanë ndalur katër automjete me targa te shtetit te Serbisë, te cilat dyshohet se kishin malli te kontrabanduar , pa dokumente mbi prejardhjen e mallit, ne te cilën gjendeshin gjësende te ndryshme si tekstil, gjësende ushqimore, produkte te mishit, ne këto automjete ishin gjashtë persona te njëjtit janë sjellë se bashku me automjete ne Stacionin Policor Mitrovicë veri. Lidhur me rastin është njoftuar Dogana e Kosovës e cila do te vazhdojë me procedura doganore. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i shtetit me urdhrin e te cilit rasti iniciohet ‘‘Kontrabandimi me mallra‘‘ dhe ‘‘Kalimi ilegal i kufirit‘‘ dhe pas intervistimit personat e dyshuar te lirohen ne procedurë te rregullt”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika