Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 28 dhjetor, ka deklaruar në emisionin Debat Plus se në garën për Mitrovicën nuk ka qenë përballë Faton Pecit, por Albin Kurtit.

Ai ka thënë se kur është në pyetje interesi i shtetit, bashkëpunon edhe me Albin Kurtin.

Duke folur për fotografinë me Kurtin, Tahiri ka deklaruar se ajo është tregues se, “kur është në pyetje interesi i shtetit, kur është në pyetje interesi i qytetarëve të Kosovës, unë bashkëpunoj edhe me Albinin, bashkëpunoj me të gjithë”.

“Pra, jam ushtar i devotshëm i vendit tim. Bashkëpunoj me të gjithë, bashkëpunoj me nder, bashkëpunoj me përgjegjësi dhe bashkëpunoj me respekt. Por, në betejën politike në Mitrovicë unë kam qenë me Albinin, sepse ishte fituar gara bindshëm, por ka ndërhyrë dhe ka ndërhyrje të shtetit…”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika