Paralajmërimet për reduktime të rrymës pa nisur dimri “pasojë e mungesës së investimeve”

Duke njoftuar se më 17 Dhjetor piku i konsumit të rrymës ka arritur në 1468 megavatë/orë, KOSTT-i paralajmëroi mundësinë e reduktimeve dhe kërkoi nga qytetarët që të kursejnë. Kjo situatë, nga njohës të sektorit, vlerësohet është pasojë e mungesës së investimeve në rrjet dhe në kapacitete prodhuese

Pak ditë pa nisur stina e dimrit, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT paralajmëroi mundësinë e “reduktimeve” në furnizimin me energji elektrike, duke thënë se diçka e tillë mund të imponohet nga mbingarkesa.

Teksa njoftoi se konsumi i rrymës ka shënuar rritje prej 14.33% dhe se piku veçse ka arritur në 1468 megavatë/orë, KOSTT-i kërkoi nga qytetarët që të “kursejnë dhe zhvendosin konsumin” në orë tjera, përtej intervaleve 16-20 dhe 22-23.

Këtë situatë dhe mundësinë e rëndimit të saj, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Ismet Mulaj e lidhi me mos-përmbushjen e obligimeve nga operatorët e licencuar në sektorin e energjisë.

“Kjo ka ardhur si pasojë e investimeve jo të bollshme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, si atë në domenin e KOSTT-it ashtu dhe atë të KEDS-it”, ka thënë Ismet Mulaj, Ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Teksa në këtë kontekst përmendi edhe mungesën e investimeve për kapacitet të reja prodhuese të rrymës, Mulaj tha se pasojat e dështimit të akterëve rregullues i vuajnë qytetarët.

“Ndoshta për mungesë të kapacitetit, ndoshta për jo-profesionalizëm, ose në raste të caktuara edhe për favorizim të operatorëve në treg, realisht kanë krijuar një lloj problematike të jashtëzakonshme, që qytetarët, konsumatorët në Kosovë sot, edhe nuk kanë energji të bollshme, edhe cilësia e energjisë nuk është e ajo që kërkohet, por edhe fatura ju vjen shumë e lartë”, ka thënë  – Ismet Mulaj, Ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Pos njoftimeve për ndërprerje në emër të punimeve në rrjet, në 12 zona në rajonet Prishtinë, Prizren, Gjakovë e Ferizaj, KEDS-i nuk u përgjigj në pyetjet e televizionit. Përgjigje lidhur me furnizimin nuk dha as KESCO.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika