Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare aktori i “Friends”

Aktori amerikan Pat Finn, i njohur për rolet e tij në seriale të njohura si Friends, Seinfeld dhe The Middle, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.

Sipas mediave amerikane, aktori dhe performuesi i komedisë improvizuese vdiq të hënën në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, pas një beteje me kancerin, për të cilin po trajtohej që nga viti 2022, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

“Pat kurrë nuk takonte të panjohur – vetëm miq që ende nuk i njihte. Ai e jetoi jetën plotësisht – me gëzim dhe entuziazëm”, tha familja e tij në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale.

Roli i parë televiziv i Finn ishte në vitin 1995 në The George Wendt Show, ku interpretoi vëllain e personazhit kryesor. Ai pati gjithashtu një rol të përsëritur në serialin Murphy Brown nga viti 1995 deri në 1997.

Në vitin 1998, ai u shfaq në Seinfeld si Joe Mayo, një mikpritës feste i njohur për zakonin e tij për t’u deleguar punët më të bezdisshme mysafirëve.

Gjatë fundit të viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000, Finn pati role episodike në shumë seriale të famshme, përfshirë The King of Queens, Friends, That ’70s Show dhe House.

Megjithatë, ai u bë më i njohur për publikun me rolin e Bill Norwood në serialin The Middle, ku u shfaq në tetë sezone, nga viti 2011 deri në 2018.

Në kinematografi, ai luajti në filma si It’s Complicated (2009) dhe Santa Paws 2: The Santa Pups (2012).

Përveç aktrimit, Pat Finn ishte edhe performues i improvizimit dhe pedagog në Universitetin e Kolorados, ku punoi si profesor i jashtëm. Ai ishte pjesë e një trupe improvizimi prej gjashtë anëtarësh të quajtur Beer Shark Mice.

“Pat trajnoi, u bë mik dhe mentor për qindra studentë ndër vite, dhe do të ishte shumë e vështirë të gjeje dikë që të kishte një fjalë të keqe për të,” shkroi familja e tij.

Aktori Richard Kind, në një homazh për Finn, tha se “nuk ka pasur njeri më të sjellshëm, më të butë dhe më qesharak për t’u takuar”.

“Gjithmonë pozitiv, gjithmonë duke të ndihmuar të bëheshe më qesharak dhe më i mirë. Një baba i shkëlqyer, një njeri i mrekullueshëm,” shkroi ai në Instagram.

Pat Finn la pas vetës bashkëshorten e tij Donna dhe tre fëmijë.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika