Dy të plagosur me armë zjarri në Prizren, tre të dyshuar në kërkim

Dy persona janë dërguar të hënën në mbrëmje në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, nën dyshimin se janë plagosur me armë zjarri. Sipas Policisë, incidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga persona të dyshuar, të cilët pas ngjarjes janë larguar nga vendi i incidentit.

Policia ka njoftuar se ka identifikuar tre persona të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim policor. Gjatë kontrollit të shtëpive të tyre, në njërën prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, e cila dyshohet se është armë me gaz.

Njëri nga të plagosurit, pas trajtimit mjekësor, është liruar për në shtëpi, ndërsa personi tjetër është mbajtur për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Lidhur me rastin, Policia ka iniciuar hetime për veprat penale “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika