Ekstradohet nga Gjermania në Shqipëri i dënuari me 6 vite burg për trafikim emigrantësh

Si rezultat i bashkëpunimit operacional ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, është finalizuar ekstradimi nga Gjermania drejt Shqipërisë i shtetasit Sokol Ndreka, 51 vjeç.

Ndreka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vite burgim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Sipas Policisë, më 31 tetor 2022, në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, janë kapur në një automjet 15 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm. Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se Sokol Ndreka ishte i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të emigrantëve.

Falë bashkëpunimit mes strukturave të Interpolit në Tiranë dhe Gjermani, u bë i mundur arrestimi i tij në territorin gjerman dhe më pas ekstradimi drejt Shqipërisë, për vuajtjen e dënimit të dhënë nga drejtësia shqiptare.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika