Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj do të mbaj konferencë për media.
Në këtë konferencë do të shpalosen të arriturat gjatë vitit 2025, si dhe objektivat për 2026-ën.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Pejë, do të mbajë sot konferencë për media , ku do të shpalosen të arriturat gjatë vitit 2025, objektivat e vitit 2026 dhe tema tjera me rendësi për opinionin publik”, thuhet në komunikatë për media.
Konferenca do të mbahet në ora 12:00.