Vuçetaj: Të dyshuarit për plagosjen në Pejë janë identifikuar, nuk dihet motivi

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, ka dhënë detaje lidhur me rastin e plagosjes së një personi, që ndodhi mëngjesin e së dielës brenda një lokali në qytetin e Pejës.

Ajo bëri të ditur se, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, janë identifikuar të dyshuarit për këtë rast, por se deri më tani ende nuk është arritur arrestimi i tyre.

Kryeprokurorja shtoi se motivi i plagosjes ende nuk është i qartë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe gjendjes shëndetësore të viktimës, e cila po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Janë siguruar pothuajse të gjitha provat dhe janë duke punuar në këtë drejtim. Në saje të mirë koordinimit me Policinë e Kosovës janë identifikuar tre persona, ku është arritur të dihet identiteti i tyre si dhe vendbanimi. Për shkak të rastit të ndjeshëm dhe për pasi viktima është duke u trajtuar në QKUK ende nuk kemi arritur që të dihet motivi i shkaktimit të këtij rasti, mirëpo jemi në punë të mbarë dhe shumë shpejt do të dalim me informacionin mbi arrestimin e të njëjtëve”, ka thënë Vuçetaj.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika