Përfundon rinumërimi i votave në Dragash, LVV dhe PDK me dallime më të mëdha

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i votave për të gjitha komunat. Deri më tani janë rinumëruar mbi 160 vendvotime. Zyrtarët e KQZ-së kanë përfunduar rinumërimin e plotë për komunën e Dragashit, ku një kandidat i LVV-së ka humbur mbi 200 vota, pasuar nga të tjerë me dhjetëra sosh. Në LDK janë evidentuar dallime më të vogla, kurse brenda listës së PDK-së dallime deri në 74 vota.

Dragashi është e para prej 10 komunave për të cilën ka përfunduar rinumërimi i 100% të votave.

Pas rinumërimit, kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Filiz Mustafa, i kanë dalë 231 vota më pak. Sipas numërimit të parë ai kishte 3 mijë e 36 vota, ndërsa tani ai ka 2 mijë e 805 vota.

Kandidatit tjetër të kësaj partie, Valon Hoti i kanë rezultuar 45 vota më pak, nga 811 vota sa kishte, tani ka 766.

Kurse Glauk Konjufca ka humbur 28 vota, Albin Kurti 20, kurse Albulena Haxhiu ka 12 vota më pak.

Më pak dallime në vota kanë dalë brenda listës së LDK-së, e cila renditet si parti e dytë në Dragash.

Kandidati i kësaj partie, Zeni Krasniqi, ka humbur 16 vota pas rinumërimit. Sipas numërimit fillestar ai kishte 1 mijë e 362 vota, ndërsa tani ka rënë në 1 mijë e 346 vota.

Sa i përket kandidatëve të tjerë, Lumir Abdixhikut i janë zbritur 8 vota, Samedin Xheladinit 6 vota, Esra Myrtezanit 4 vota, kurse Xhavit Ukës 5 vota.

E, dallime më të mëdha janë vërejtur te disa kandidatë të PDK-së.

Pas rinumërimit, Linda Nebiu ka humbur 74 vota, Abelard Tahirit i janë zbritur 59 vota, Hamdi Muhametit 23 vota, si dhe Bedri Hamzës 7 vota.

Pas rinumërimit është evidentuar një rast i kundërt brenda PDK-së, ai i Bekim Haxhiut. Atij i janë shtuar 6 vota.

Përveç Dragashit, për shkak të identifikimit të një trendi shqetësues të manipulimit të votave brenda partive, KQZ-ja çoi në rinumërim të qind për qind edhe Kaçanikun, Leposaviqin, Prizrenin Skenderajn, Shtimen, Ferizajn, Vushtrrinë, Mamushën dhe Ranillugun.

Kurse në 28 komunat tjera do të rinumërohen 10% e vendvotimeve.

Nga gjithsej 914 vendvotime, deri më tani janë rinumëruar mbi 160 sosh.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika