Forcat Ajrore Shqiptare dhe ato amerikane bashkohen në një stërvitje

Forcat Ajrore Shqiptare kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët me “106th Rescue Wing” të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, e fokusuar në furnizimin e shpejtë dhe efikas në kushte operacionale.

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë vlerëson se kjo stërvitje është pjesë e bashkëpunimit të ngushtë strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sipas njoftimit zyrtar, aktiviteti synon rritjen e aftësive operacionale të trupave, përmirësimin e reagimit të menjëhershëm në situata krize, si dhe forcimin e ndërveprimit dhe koordinimit me aleatët në terren.

“Partneriteti i ngushtë me Shtetet e Bashkuara hap mundësi të reja për përgatitjen operacionale të Forcave të Armatosura, garanton reagim të shpejtë në kohë krize dhe rrit ndërveprimin me forcat aleate”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika