Ish-nënkryetari e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, teksa ka folur për Hafiz Gagicën, e ka cilësuar atë si “kameleon politik” dhe përfitues i të gjitha rrymave ku ka vepruar ndër vite.
Në Debat Plus, Haradinaj u shpreh se nuk i beson aspak deklarimeve të Gagicës.
Ai e akuzoi Gagicën edhe për veprime të dyshimta gjatë viteve të ’90-ta, duke përmendur rastet e pajisjes me pasaporta të Kroacisë dhe shitjen e tyre, nën arsyetimin se po i ndihmonte njerëzit.
“Me fol ai si demokrat e rugovist mua s’më besohet e atij hiç se hiç, sepse Gagica është kameleon politik. Nëse sulmohet lëvizja, ato grupet ekstreme ai është njëri prej tyre… Ai e di lojën e tij me bërjen e pasaportave e shitjen me para në Kroaci kishe po i ndihmon njerëzve me ikë. Kjo nuk e njollosë Ibrahim Rugovën, pro kur këta njerëz dalin dhe flasin me kaq prioritet mua më bëjnë me vjellë”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, Hafiz Gagica ka qenë njeriu i parë që ka thyer “kodin etik të shqiptarit familjar”, duke shtuar se ai e di mirë se çfarë ka ndodhur gjatë asaj periudhe.
“Hafiz Gagica është njeri i pari që e ka prishur kodin etik të shqiptarit familjar. E di ai çfarë ka ndodhur mirë. Ai është përfiter i të gjitha rrymave ku ka hyrë, ka përdorur sa ka përdoru ka ik ka dalë tjetër ku, edhe gjithmonë nuk ka qenë në krye të detyrës së vetë për të cilën e ka marrë. Nuk jam duke folur pjesën e Ibrahim Rugovës”, ka deklaruar ai.