MKRS kërkon ndihmë nga organizatat ndërkombëtare të kthehen artifaktet në Kosovë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të premtën e 8 korrikut në një postim në Facebook ka thënë se kërkon ndihmë nga organizatat ndërkombëtare që 1 mijë e 247 artefakte të marra nga Serbia të kthehën në Kosovë. Në mesin e këtyre artefakteve është dhe okarina

Ilustrim

Në fshatin Runik të Skenderajit, okarina është gjetur instrumenti më i vjetër që është gjetur në trojet shqiptare.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është duke kërkuar që në mesin e 1 mijë e 247 artefakteve të Kosovës që mbahen ilegalisht në Serbi të kthehen në Kosovë.

Në mesin e këtyre artefakteve është dhe okarina.

“1247 artefakte të Kosovës mbahen ilegalisht në Serbi. Okarina është një instrument muzikor i bërë nga balta e pjekur. I përket periudhës së neolitit të hershëm (mijëvjeçari VII–VI p.e.s.). Gjetur në Runik, Skënderaj, Republika e Kosovës. Na ndihmoni #Kthejeni i OKARINA në shtëpi”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

MRKS-ja për kthimine artefakteve në Kosovë ka kërkuar ndijhmë nga Komisioni Evropian, UNESCO dhe organizata të tjera.

Postimi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika