“Manipulimet me vota”, Mujaj: Të gjitha Prokuroritë Themelore në Kosovë të nisin hetimet

Veton Mujaj nga organizata joqeveritare “Syri Vision”, vlerëson se aksioni i Prokurorisë Themelore të Prizrenit për manipulime të votave që përfundoi me 109 të arrestuar duhet të jetë mësim i mirë.

Mujaj, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se uron që procedura të përfundon në Gjykatë që të gjithë ata që kanë bërë keqpërdorime të dalin para drejtësisë.

“Aksioni të cilin e organizoi Prokuroria Themelore e Prizrenit duhet të jetë mësim i mirë për të gjitha Prokuroritë Themelore në territorin e Kosovës, ajo që bëri Prokuroria në Prizren duhet ta bëjnë të gjitha prokuroritë e tjera – vetëm një votë që vidhet duhet të hetohet e lëre më që po shohim atë që po ndodh në Prizren, është një aksion për t’u përshëndetur dhe uroj që procedura të shkojë në procedim edhe në Gjykatë që të gjithë ata që kanë bërë keqpërdorime të dalin para drejtësisë”, u shpreh Mujaj.

Mujaj, mes tjerash, u shpreh se pas asaj që ndodhi në Prizren të gjitha Prokuroritë Themelore duhet të angazhohen dhe të hetojnë manipulimet e mundshme të votave, njofton Dukagjini.

“Duhet parë se si po shkon numërimi në komuna të ndryshme dhe tani vetëm jemi në gjysmën e rinumërimit. Por, ajo që kemi parë është se në të gjitha komunat ka problematika të tilla – diku më shumë e diku më pa, besoj se të gjitha Prorkuroritë Themelore do të duhej të fillojnë përgatitjet për aksione të tilla qoftë sikur në nivelin në Prizren apo në nivel më të vogël”, u shpreh Mujaj.

 

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika