“Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq”

Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, për vrasjen tragjike të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, ka thënë se ka mbetur i tronditur nga ky rast dhe këtë vrasje e ka konsideruar si një ngjarje që tregon se sa shumë janë tronditur themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq që duhen eliminuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në lidhje me vrasjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, i cili është shprehur i tronditur nga kjo ngjarje.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Rama e ka konsideruar vrasjen e Abe si një ngjarje që tregon se “sa shumë janë tronditur themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq që duhen eliminuar”.

“I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u përballur”, ka shkruar Rama në rrjetin social.

Abe, mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, i cili u qëllua me armë zjarri duke mbajtur një fjalim në fushatën elektorale.

Ai ka vdekur në spitalin ku po merrte trajtim mjekësor, ka thënë një zyrtar i lartë i Partisë Liberal Demokratike, raporton transmetuesi publik NHK.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika