Juristët: Aktgjykimi i Kushtetueses për nënkryetarin serb duhet të zbatohet

Organizatat e Shoqërisë Civile të cilat e monitorojnë punën e Kuvendit dhe ato me ekspertizë juridike, vlerësojnë se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, rreth zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb, është i qartë, i bazuar në Kushtetutë dhe duhet të zbatohet pa asnjë dilemë. Sipas tyre, interpretimet kundërshtuese përfshirë edhe nga ish-kryekuvendari Dimal Basha, janë të pabaza dhe problematike.

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili ishte kryetar Kuvendit kur Nenad Rashiq u zgjodh nënkryetar nga komuniteti serb, e ka kundërshtuar kategorikisht aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vlerësuar se e gjithë procedura është bërë duke e shkelur Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën.

Përpos procedurave, Basha e ka vënë në pikëpyetje edhe kompetencën e Kushtetueses që të bëj interpretim të rregullores së Kuvendit.

Me komplet konstatimin e Bashës nuk pajtohen nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Hulumtuesi Gëzim Shala thotë se përmbajtja fillestare e aktgjykimit nuk është befasi, sepse konstaton se shumica nuk mund të vendosë se me cilin emër dëshiron të përfaqësohet pakica, në këtë rast komuniteti serb.

“Është kryetari i Kuvendit ai që e interpreton rregulloren e Kuvendit brenda seancës plenare mirëpo jo jashtë saj nuk do të kishte fare kuptim që më pastaj çdo vendim që del nga Kuvendit i Republikës së Kosovës të ishte i pa-atakueshsëm. Kushtetuta, institucioni që bën interpretimin përfundimtarë të Kushtetutës në rastin konkret është Gjykata Kushtetuese dhe që nromalisht i interpreton edhe aktet të cilat e implementojnë një nen të caktuar”, ka thënë Shala.

Mendim të ngjashëm me të ndajnë edhe nga Instituti Demokratik  i Kosovës.

“Aktgjykimi unë besoj që ka rikonfirmuar edhe një herë çështjen e propozuesit të nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, por pa i shfuqizuar mekanizmat e deblokimit që ishin përcaktuar paraprakisht. Andaj unë konsideroj që ky vendim është hapi i fundit drejt qartësimit të plotë të të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me konstituimin e Kuvendit, duke hequr vlerësoj çdo dilemë sa i përket rrugës që duhet ndjekur për funksionalizimin e institucioneve…”, ka thënë Eugen Cakolli.

Ish-shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka deklaruar se edhe pas aktgjykimit mendon se në grupin e tyre nuk ka deputet që kanë votë për deputet të Listës Serbe, ndërkaq thirret në një aktgjykim tjetër të Kushtetueses i cili sipas saj thotë se në situata të jashtëzakonshme kur nuk zgjidhet nënkryetari, nuk mund të bllokohet puna e Kryesisë së Kuvendit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika