Fetoshi: 26 vjet nga “nata e tmerrit” në Mitrovicë, krimi ende pa aktakuzë

Arben Fetoshi, drejtor i Institutit Octopus, kujtoi 26-vjetorin e sulmit të organizuar ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës më 3-4 shkurt 2000, të cilin e quajti “natë tmerri”.

Ai theksoi se krimi ndaj civilëve, ku u vranë 10 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, ende nuk ka aktakuzë dhe kërkoi hetim të plotë për identifikimin e përgjegjësve.

Ajo që dëshmitarët e përshkruajnë si “nata e tmerrit” mes 3 dhe 4 shkurtit 2000, ishte një operacion “qytetar” i përndjekjes etnike, përmes dhunës dhe shkatërrimit, duke lënë 10 të vrarë, në mesin e të cilëve gra, fëmijë e pleq, 25 të plagosur dhe 93 të keqtrajtuar fizikisht.

“Edhe një masakër ndaj shqiptarëve, për të arritur “rezultatin” e planifikuar: dëbimin e tyre nga veriu, nën çirrjen e kriminelëve “asnjë shqiptar në veri”.  Pas dështimit të operacionit “Patkoi” për spastrimin etnik të Kosovës nga ndërhyrja e NATO-s dhe kapitullimi i Serbisë më 9 qershor 1999 në Kumanovë, makineria e Millosheviqit “urdhëroi” operacionin e spastrimit etnik të veriut, si hakmarrje dhe si strategji e re politike.  Sot, 26 vjet më vonë, “nata e tmerrit” ende është krimi i dëshmuar që pret një aktakuzë”, ka shkruar Fetoshi në Facebook.

Ai mes tjerash ka theksuar se qasja e KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit, shmangien e konfrontimit dhe integrimin gradual të serbëve, u shfrytëzua si hapësirë për konsolidim, armatosje dhe “institucionalizim” të strukturave ilegale të Serbisë.

“Prandaj, mesazhi i “natës së tmerrit” në Mitrovicë ende kërcënon, ende s’e ka marrë përgjigjen e duhur”, ka shkruar Fetoshi.

“Jo, derisa autorët janë të pandëshkuar.  Jo, derisa Serbia ta kuptojë se “Maja e Madhe” është Kosovë”, ka shkruar tutje ai.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika