Organizatat studentore mbështesin marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës kanë shprehur mbështetjen e tyre për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

Mbështetja u konfirmua gjatë një takimi ndërmjet përfaqësuesve të platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, me përfaqësues të organizatave studentore UDS, SKV, USPE dhe REFORMA, që janë pjesë e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës.

“Gjatë takimit, organizatat studentore shprehën mbështetjen e tyre të plotë për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, duke theksuar se studentët, si historikisht ashtu edhe sot, kanë qenë dhe mbeten në vijën e parë të thirrjeve për dinjitet, drejtësi dhe liri në Kosovë.

Eliza Hoxha ka theksuar se përfshirja e studentëve në këtë marsh është mesazh i fuqishëm qytetar:
“Studentët kanë qenë gjithmonë zëri më i ndershëm dhe më i guximshëm i shoqërisë sonë. Mbështetja e tyre për Marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ dëshmon se kjo nuk është një kauzë e një grupi, por një thirrje e brezit që kërkon drejtësi dhe respekt për historinë tonë çlirimtare”, ka thënë Hoxha.
Ndërkaq, Ismail Tasholli ka theksuar se marshi i 17 shkurtit nuk është kundër askujt, por në mbrojtje të parimeve themelore:
“Ky marsh është një thirrje qytetare për respektimin e drejtësisë dhe për mbrojtjen e të vërtetës së luftës çlirimtare të popullit tonë. Pjesëmarrja dhe mbështetja e studentëve i jep kësaj thirrjeje legjitimitet moral dhe shoqëror”, ka thënë Tasholli.
Hoxha dhe Tasholli i falënderuan organizatat studentore për përkrahjen, duke vlerësuar angazhimin e tyre si dëshmi se shoqëria kosovare, e udhëhequr edhe nga të rinjtë, nuk do të heshtë përballë padrejtësive.
Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në të gjitha komunat e Kosovës dhe me të gjithë akterët e rëndësishëm të shoqërisë, me qëllim të mobilizimit sa më të gjerë qytetar për Marshin e 17 shkurtit, nën moton ‘Drejtësi, jo politikë'”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika