Komandanti i FSK-së dekoron me medalje pjesëtarët që morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Shqipëri

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka dekoruar pjesëtarët e Njësisë së Kërkim-Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, të cilët ishin të angazhuar në operacionin humanitar në Klos, Republikë e Shqipërisë.

Gjatë takimit, gjeneral Jashari falënderoi pjesëtarët për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë këtij operacioni në kushte të vështira dimërore, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të tyre në ndihmën ndaj qytetarëve në nevojë.

Në përmbyllje të takimit, pjesëtarët u dekoruan me medaljen “Shërbim Vetëmohues”, ndërsa njësia mori dekoratën me “Mirënjohje” për kontributin e dhënë.

Forca e Sigurisë së Kosovës thekson përkushtimin e saj në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe demonstrimin e kapaciteteve dhe profesionalizmit, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.

Të fundit nga rubrika