SHBA do të dërgojë 400 milionë dollarë shtesë armësh në Ukrainë

Me ndihmën e re që do i dhurohet Ukrainës nga SHBA-të, shënohen rreth 7.3 miliardë dollarë të përkushtuara që kur forcat ruse u futën në Ukrainë

Një ushtarak ukrainas në HIMARS më 1 korrik 2022 në Ukrainën Lindore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka nënshkruar një paketë të re armësh me vlerë deri në 400 milionë dollarë për Ukrainën, duke përfshirë katër sisteme shtesë raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë (HIMARS) të premten, transmeton një medium ndërkombëtar.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikan, i paidentifikuar ka thënë se shtesat e raketave do ta rrisin numrin total të këtyre sistemeve në 12.

Zyrtari ka shtuar se të gjitha HIMARS-të që i janë dhënë Ukrainës u llogaritën pasi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në fillim të kësaj jave ka thënë se kishte shkatërruar dy sisteme “HIMARS” dhe depot e tyre të municionit në Ukrainën lindore.

Njëherësh, paketa e fundit e armëve përfshin municione më të sakta për sistemet e artilerisë së obusit, të cilat janë në dispozicion të ushtrisë amerikane, por që nuk i ishin dhënë Kievit.

Shtetet e Bashkuara filluan t’i ofrojnë Ukrainës sistemin kryesor të raketave me precizion muajin e kaluar, pasi morën garanci nga Kievi se nuk do t’i përdorte ato për të goditur objektivat brenda territorit rus.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj i kanë ofruar Ukrainës armë gjithnjë e më të sofistikuara.

“Uashingtoni ka zhvilluar diskutime me Kievin rreth rrezikut të përshkallëzimit nëse godet thellë brenda Rusisë”, kanë thënë zyrtarët e SHBA dhe diplomatikë për Reuters.

“Ukraina nuk ka përdorur sistemet HIMARS për të goditur jashtë Ukrainës”, ka shtuar zyrtari.

Duke përfshirë raundet e fundit të ndihmës, Shtetet e Bashkuara tani kanë përkushtuar rreth 7.3 miliardë dollarë që kur forcat ruse u futën në Ukrainë dhe sollën luftën në shkallë të plotë në Evropë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika