Në Tropojë po transportohej drogë në formë të çokollatës, arrestohet shoferi i autobusit

Policia e Shtetit, të premtën e 8 korrikut ka realizuar një operacion antidrogë, ku ka sekuestruar 15 pako me kanabis në formë të çokollatës, të cilat po transportoheshin nga Tirana në Tropojë me anë të një autobusi. Policia e Shtetit ka arrestuar shoferin e autobusit me iniaciale A.I, 43-vjeçar, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Ilustrim

Të premtën e 8 korrikut, Policia e Shqipërisë ka realizuar një operacion antidrogë. Në këtë operacion janë sekuestruar 15 pako me kananbis në formë të çokollatës, të cilat po transportoheshin nga Tirana në Tropojë me anë të një autobusi.

Gjatë këtij operacioni në Kurbin, shërbimet e Policisë kanë ndaluar autobusin, ku dyshohej se ishte lënda narkotike, dhe pas kontrollit në pjesën e bagazhit, është gjetur një çantë, brenda së cilës kishte 15 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e përpunuar si çokollatë, të cilat pas peshimit rezultuan rreth 3.1 kilogramë.

Policia e Shqipërisë ka arrestuar shoferin e autobusit, i cili ishte shtetas i Shqipërisë me inicialet A.I.,43-vjeçar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia e Shtetit po vazhdon punën hetimore për t’i identifikuar dhe kapur personat të tjerë të përfshirë në këtë vepër. Për veprime të mëtejshme, materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kurbin.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika