Interi njofton zyrtarisht rinovimin e kontratës me portierin Handanovic

Portieri slloven, Samir Handanovic ka rinovuar kontratën me Interin edhe për një vit, kështu për të vazhduar deri në fund të sezonit 2022-2023

Samir Handanovic, portieri i Interit,

Klubi italian Inter Milan ka njoftuar të shtunën, për rinovimin e kontratës së kapitenit të skuadrës, portieri,  slloven Samir Handanovic, për një vit, kështu duke vazhduar deri në fund të sezonit 2022-2023.

Inter Milan, ka thënë në një deklaratë në faqen e tij zyrtare se janë shumë të kënaqur të njoftojnë se Handanovic ka zgjatur kontratën e tij me klubin, deri më 30 qershor të vitit 2023.

“Inter Milan është i kënaqur të njoftojë se Samir Handanovic ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri më 30 qershor 2023”, thuhet njoftimin zyrtar.

Nga ana e tij, Handanovic ka folur për faqen zyrtare të klubit, pas rinovimit të kontratës, duke thënë se dhjetë vjet më parë, iu bashkua klubit të madh dhe se është krenar që ende është në po të njëtën ekip të madhe.

Faqja zyrtare e klubit, publikuan një video-intervistë me 37-vjeçarin slloven.

Samir Handanovic

Aty shfaqet një video e konferencës së tij të parë për shtyp në Inter pas bashkimit në vitin 2012.

“Jam shumë krenar që jam kapiten i Interit”, dëgjohet duke thënë Handanovic kur u pyet se si ndihej që hyri në vitin e tij të 11-të në klub.

Portieri veteran slloven iu bashkua Nerazzurrëve në verën e vitit 2012, duke ardhur nga skuadra e Udineses, në një marrëveshje me vlerë 15 milionë euro.

Handanovic, 37 vjeç, luajti 438 ndeshje për Interin në kompeticionet e ndryshme, duke pësuar 451 gola dhe duke lënë 161 portën e pastër.

Ndryshe, Handanovic hyn të lista e lojtarëve që kanë qëndruar më gjatë në histori të Interit.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika