Hajdari: Duhet unitet për mbrojtjen e UÇK-së, turp i madh për LDK-në që s’iu bashkëngjitën rezolutës

Ish-ushtari i UÇK-së, Enver Hajdari, ka bërë thirrje për unitet politik dhe institucional në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ai ka thënë se Kosova sot më shumë se kurrë ka nevojë të qëndrojë në mbrojtje të UÇK-së, të vlerave të luftës dhe të komandantëve që po përballen me proces gjyqësor.

Hajdari ka kritikaur mungesën e unifikimit në Kuvend për miratimin e rezolutës në lidhje me Gjykatën Speciale, duke përmendur se LDK-ja nuk e ka votuar atë.

Sipas tij, kjo përbën një veprim të papranueshëm në kohën kur, siç u shpreh ai, ish-krerët e UÇK-së po përballen me gjykim në Hagë.

“Sot këtij populli këtij vendi i duhet kurrë ma shumë të jenë në mbrojtje të UÇK-së dhe vlerave të luftës e të krerëve që sot po na gjykohen…Edhe vrasje me na pas ndodhur me vete që nuk e dimë kush i ka bërë ato vrasje, po akuzohen, se pas dashtë ata janë kanë në pushtet u ka thënë edhe Kadri Veseli u ka thënë ejani zgjidhni…Turpi më i madh për LDK është nëse kanë mbërri atë ditë që nuk i bashkëngjitën kësaj rezolute dhe të akuzojë në ditën kur krerët e UCK  i kemi në Gjykatë të Hagës”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika