Merz: Gjermania do të kërkojë partneritete strategjike me Kinën mes tarifave amerikane

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka thënë të mërkurën se vendi i tij do të kërkojë “partneritete strategjike” me Kinën gjatë një udhëtimi javën e ardhshme, pasi synon të bisedojë për bashkëpunimin e ardhshëm midis Evropës dhe ekonomisë së dytë më të madhe në botë, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po mbështeten tek tarifat.

“Ne kemi interes strategjik për të gjetur partnerë në botë që mendojnë dhe veprojnë sikurse ne, dhe që janë të gatshëm ta formësojnë së bashku të ardhmen, në mënyrë që vendi ynë të mbetet i begatë dhe me një nivel të lartë sigurie sociale”, tha Merz gjatë aktivitetit në Passau, Bavari.

Merz theksoi se politika e jashtme dhe politika ekonomike nuk mund të ndahen më nga njëra-tjetra.

“Nëse amerikanët besojnë se, me politikën e tyre të tarifave, duhet të ushtrojnë ndikim në mbarë botën, nëse besojnë se tarifat janë më të rëndësishme se taksat në vend, atëherë kjo është diçka që amerikanët, natyrisht, mund ta vendosin vetë. Por, nuk është politika jonë”, tha Merz.

Gjermania druhet se tarifat mund ta dëmtojnë mëtejshëm ekonominë tashmë në vështirësi të vendit.

“Mund ta bëni, por ne nuk do të pajtohemi me këtë”, tha Merz për tarifat.

“Dhe, nëse e teproni, atëherë ne evropianët sigurisht që jemi në gjendje të mbrohemi kundër kësaj”, nënvizoi ai.

Merz tha se evropianët kanë treguar se mund të veprojnë së bashku gjatë një përshkallëzimi të fundit të lidhur me Grenlandën dhe paralajmëroi se Bashkimi Evropian do të përgjigjet nëse Uashingtoni rrit sërish tarifat.

“Kjo është strategjia jonë e dyfishtë: një dorë e shtrirë dhe, në çdo kohë, një partneritet i rinovuar. Por, gjithashtu mjaftueshëm kohezion dhe unitet brenda Bashkimit Evropian në mënyrë që të mund të mbrohemi mjaftueshëm kundër gjërave që nuk i duam”, tha ai./RadioEvropaeLirë

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika