Sot mblidhet Bordi i Paqes së Trumpit, merr pjesë edhe Osmani

Sot do të mblidhet takimi i parë i Bordit të Paqes në Washington, ku pjesëmarrëse nga Kosova është presidentja Vjosa Osmani, e cila ka nënshkruar pjesëmarrjen e vendit si anëtare dhe bashkëthemeluese e kësaj nisme ndërkombëtare.

Takimi synon të diskutojë çështje të sigurisë, përpjekje humanitare dhe stabilizimin e Gazës, ndërsa pritet të marrë pjesë një grup i gjerë liderësh dhe përfaqësuesish ndërkombëtarë.

Takimi pritet të mbahet me fillim nga ora 10:00 me kohën lokale të SHBA-së, ora 16:00 me kohën tonë.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani e ka cilësuar përfshirjen e Kosovës si vend anëtar dhe bashkëthemelues në këtë bord si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit në vitet e fundit.

Ajo ka theksuar se ky hap e fuqizon drejtpërdrejt subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

“Së bashku me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara, dhe udhëheqës të tjerë nga e gjithë bota, ne do të ecim përpara për të çuar përpara përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë globale”, ka shkruar Osmani në X, pasi ka mbërritur në Washinton.

Siç raporton CNN, në vend të zyrtarëve të kabinetit, Trump do të shoqërohet nga përfaqësues nga vende si Katar, Arabia Saudite, Egjipt, Hungari dhe madje Bjellorusia, e cila është anëtare e bordit pavarësisht se është nën sanksione amerikane dhe evropiane për mbështetjen e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Megjithatë, disa aleatë kryesorë kanë zgjedhur të mos marrin pjesë.

Përveç Trump-it, pritet të flasin sekretari i Shtetit Marco Rubio, dhëndri i Trump-it, Jared Kushner, ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, emisarë të veçantë si Steve Witkoff, ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili është pjesë e komitetit ekzekutiv të Bordit, dhe përfaqësuesi i lartë Nickolay Mladenov.

CNN, ka raportuar se vendet pjesëmarrëse si anëtare do të kenë dy minuta secila për të folur.

Trump ka paralajmëruar shpallje të mëdha gjatë takimit, duke përfshirë miliarda dollarë për rindërtimin e Gazës dhe personel për forcën e stabilizimit atje.

Shtëpia e Bardhë ka ftuar zyrtarisht 50 vende që t’i bashkohen Bordit të Paqes, dhe deri më tani 35 udhëheqës kanë treguar interes. Deri më tani, 26 vende janë anëtarësuar dhe janë caktuar si anëtarë themelues të bordit. Të paktën 14 vende kanë refuzuar ftesat.

Fuqitë e mëdha evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjën, i kanë refuzuar të gjitha ftesat për t’u bashkuar me Bordin e Paqes si anëtarë.

Ndërsa BE-ja nuk është bashkuar me bordin si anëtare, dy vende anëtare të bllokut – Hungaria dhe Bullgaria – janë bashkuar. Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili merr pjesë në takim, është një aleat i ngushtë i Trump

Edhe Shqipëria është bashkuar si anëtare e bordit dhe do të marrë pjesë në takimin e së enjtes.

Italia, Qiproja, Greqia dhe Rumania konfirmuan se do të dërgonin përfaqësues si “vëzhgues”. Presidenti rumun Nicusor Dan, i cili merret edhe me politikën e jashtme, do të marrë pjesë personalisht.

Çfarë është në rendin e ditës për takimin e parë të Bordit të Paqes?

Siç raporton, Al Jazeera, fokusi kryesor i takimit të parë të Bordit të Paqes është një plan rindërtimi për Gazën, e cila ka mbetur kryesisht në rrënoja nga lufta e vazhdueshme e Izraelit dhe palës palestineze.

Shtetet anëtare të bordit pritet të njoftojnë fonde prej rreth 5 miliardë dollarësh për përpjekjet humanitare dhe rindërtimin e Gazës.

Gjithashtu, Bordi do të diskutojë detaje mbi të ashtuquajturën Forcë Ndërkombëtare e Stabilizimit, e cila do të monitoronte dhe siguronte zonën sipas planit 20-pikësh të administratës Trump, të prezantuar vitin e kaluar.

Ky plan përfshinte armëpushim me faza, çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një strukture qeverisëse teknokratike për të menaxhuar territorin palestinez gjatë një periudhe kalimtare.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika