Ish-kryeministri i Spanjës: Kosova përmendej vazhdimisht nëpër takimet me SHBA-në

Jose Luis Rodriguez Zapatero, ka thënë se Republika e Kosovës ishte një obsesion i SHBA-së, pasi ishte pjesë e çdo diskutimi me përfaqësuesit. Ndërsa, sipas kryeministrit aktual Sanchez, edhe pse Spanja nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, ajo do të jetë pjesë e të gjitha forumeve, përkundër refuzimeve të saj, për të marrë pjesë në forumet, në të cilat bënte pjesë edhe Kosova

Jose Luis Rodriguez Zapatero, ish-kryeministër i Spanjës

Ish-kryeministri i Spanjës, Jose Luis Rodriguez Zapatero, ka thënë se përgjatë kohës së tij si kryeqeveritar, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishin përmendur Kosovën vazhdimisht nëpër takime.

Në një intervistë për mediumin spanjoll ‘El Dario’, Zapatero i pyetur për vendimin e kryeministrit aktual spanjoll, Pedo Sanchez, që të mbështesë autonominë marokene, dhe se a është në një linjë me SHBA-të, ka përmendur një përvojë pjesë e së cilës, ishte edhe Kosova.

“Unë gati tetë vitet sa isha në qeveri, nëse kishte një temë që nuk u shfaq kurrë në tryezën dialoguese, marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet me Shtetet e Bashkuara, ishte tema e Marokut. E kujtoj mjaft mirë se Kosova ishte obsesion i madh i Shteteve të Bashkuara me Spanjën, për shembull. Sigurisht, Amerika Latine, Afganistani, Iraku, pa dyshim. Por jo, Maroku nuk ishte. Dhe nuk mendoj se është tani”, kishte thënë Zapatero.

Megjithëse Spanja nuk e njeh akoma pavarësinë e Kosovës, kryeministri aktual i saj, Pedro Sanchez, ka thënë se e përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Spanja ka një qëndrim konstruktiv, dhe ne jemi të hapur për miratimin që do të mundësonte liberalizimin e vizave për kosovarët”, kishte thënë Sanchez, në konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Evropian.

Më 6 tetor të vitit të kaluar, ai deklaroi se tashmë Spanja do të ishte pjesë e të gjitha forumeve përkundër refuzimeve të saj për të marrë pjesë në forumet, në të cilat bënte pjesë edhe Kosova.

“ Tani, Spanja duhet të marrë pjesë në të gjitha forumet”, kishte thënë ai.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika