SBAShK uron 7 Marsin: Vlerësim për kontributin e mësuesve në arsim dhe edukim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka shprehur urimet e saj për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, duke theksuar rëndësinë dhe kontributin e vazhdueshëm të mësimdhënësve në formimin e brezave dhe zhvillimin e arsimit shqip.

Përmes një komunikate për media, SBASHK-u ka vlerësuar përpjekjet e mësimdhënësve për të ruajtur dhe zhvilluar arsimin shqip, duke kujtuar edhe mësuesit që kontribuan në kushte të vështira historike.

“Të nderuar pishtarë të dijes , kolege e kolegë gëzuar dhe urime 7 Marsi, kjo ditë e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe. Është kjo datë që shënon nismën e përpjekjeve sublime të njerëzve të dijes në mbrojtje të dritës nga errësira. Në këtë ditë lartësojmë kujtimin për mësuesit e parë të kombit dhe shprehim respektin meritor për punëtorët e arsimit shqip nëpër vite, dekada e shekuj ishin në shërbim të edukimit e arsimimit të brezave. Shprehim respektin e lartë dhe i përkulemi kujtimit për mësuesin e dëshmorin Shaban Jashari dhe për kolegët tanë që në vitet 90-ta mbrojtën arsimin dhe shkollën shqipe nga furtunat e pushtuesit,” thuhet në komunikatë.

SBASHK-u gjithashtu ka theksuar se do të vazhdojë përpjekjet për realizimin e kërkesave të mësuesve dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend.

“Bashkë e në SBASHK do të vazhdojmë rrugëtimin me përpjekjet e vazhdueshme për realizimin e kërkesave tuaja dhe në shërbim të një arsimi edhe më cilësor. Urojmë që kjo datë e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe dhe kontributi i madh i pishtarëve të dijes nëpër vite e dekada në shërbim të kombit e atdheut të jetë shtytje shtesë për institucionet që të bëjnë angazhim konkretet në shërbim të arsimit dhe për realizimin e kërkesave tuaja legjitime,” thuhet në komunikatën e SBASHK-ut./EO

Shija e redaktorit

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Të fundit nga rubrika