Një zyrtar i NATO ka thënë se “aleatët tashmë kanë rritur masat për të ofruar siguri shtesë në Mesdhe”.
Deklarata vjen pas komenteve të presidentit të SHBA0-së, Donald Trump, i cili tha se po bisedon me “rreth shtatë” vende për të “siguruar patrullimin” e Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e naftës.
“Jemi të vetëdijshëm që disa aleatë po flasin me SHBA-në dhe të tjerët për të parë se çfarë mund të bëjnë më shumë, duke përfshirë edhe kontekstin e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit”, ka deklaruar zyrtari i NATO-s, raporton BBC.
Kujtojmë se më parë Trump kishte paralajmëruar se do të ishte “shumë keq për të ardhmen e NATO-s” nëse aleatët nuk ndihmojnë në sigurimin e këtij rrjeti jetik për transportin global të naftës.
Trump thotë se është në bisedime me ‘rreth shtatë vende’ për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit