Filmi “Two People Exchanging Saliva” është shpërblyer me Çmim Oscar në kategorinë e filmit të shkurtër, në ceremoninë e mbajtur të dielën.
Për këtë, ambasada e Francës në Kosovë e ka uruar ekipin e filmit.
Në urim përmendet edhe aktorja dhe regjisorja kosovare Luana Bajrami për interpretimin e saj në këtë film, duke e vlerësuar talentin e artistëve me origjinë nga Kosova në skenën ndërkombëtare.
“Një vlerësim i jashtëzakonshëm për këtë vepër origjinale dhe të guximshme. Urime gjithashtu aktores franko-kosovare Luana Bajrami për interpretimin e saj në këtë film të vlerësuar, i cili dëshmon edhe një herë talentin e artistëve me origjinë nga Kosova në skenën ndërkombëtare”, thuhet në urimin e ambasadës.