Rusia përdor ‘viktimizimin e serbëve’ në Kosovë për të ushqyer tensionet

Komuniteti Amerikan i Inteligjencës (USIC), paralajmëron se Rusia po përdor politika hibride për të rritur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë dhe për të ruajtur ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor.

Sipas raportit të saj për vitin 2026, Rusia përdor entitete shtetërore dhe organizata të sponsorizuara nga shteti për të promovuar viktimizimin e serbëve dhe për të minuar NATO-n dhe Bashkimin Evropian, veçanërisht në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi.

“Lufta e Rusisë në Ukrainë ka rikthyer frikën e konflikteve etnike dhe ka forcuar ndarjet politike në Ballkanin Perëndimor midis Rusisë dhe Perëndimit. Rusia ushqen destabilitet midis Serbisë – që ajo favorizon – dhe Kosovës, për shkak të shtetësisë së saj, ndërsa mbështet ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja, dhe Hercegovina”, thuhet në raport.

Rusia synon gjithashtu të krijojë kushte që forcat pro-ruse të marrin pushtetin dhe të provokojnë tensione etnike në rajon.

“Rusia përdor organizata joqeveritare të cilat sponsorizohen nga shteti për të drejtuar fushatën e saj për të minuar NATO-n dhe Bashkimin Evropian, duke theksuar viktimizimin e serbëve dhe promovuar lidhjet me Rusinë, veçanërisht në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi, ku jetojnë popullsi të mëdha etnike serbe”.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika