Keqtrajtimi i 5-vjeçarit – asnjë institucion shtetëror s’merr përgjegjësi për dështim

Dështimi i institucioneve do të lërë me pasoja gjatë gjithë jetës një fëmijë. 5 vjeçari nga komuna e Lipjanit që dyshohet se u keqtrajtua nga prindërit, tashmë i është nënshtruar një operacioni në shputa. Për dhunën që ai dhe fëmijët e tjerë të kësaj familje përjetonin nga prindërit ishin në dijeni, fqinjët, Policia e Qendra për Punë Sociale

Vizatimet në ketë mur, rregullojnë sado pak pamjen trishtuese të kësaj shtëpie, e kushtet tejet të këqija.

Këtu në Janjevë jetuan familja 9 anëtarëshe, e 5 vjeçarit që përfundoi në QKUK për shkak të keqtrajtimit nga prindërit, me të cilët jetonte si dhe 6 vëllezër tjerë e motra – më i madhi 14 vjeç e më i vogli 2 vjeçar.

Për problemet që kishte kjo familje e sidomos për dhunën që kryesisht nëna kishte ushtruar ndaj fëmijëve, ishin në dijeni edhe fqinjët e tyre.

“Ka rrah gjithë edhe deri në 12 të natës ata kanë bërtitur, gjithë i kam dëgjua edhe gjithë më ka ardhur gjynah prej tyre se ata nuk kanë faj këta dy nuk janë mirë asnjëri… nuk kemi guxuar se janë të rrezikshëm”, ka deklaruar H.S – Fqinje e fëmijës së keqtrajtuar, Janjevë.

Tek thotë se të shpeshta ishin vizitat e punëtorëve social, ajo tha se gruaja vizitohej edhe nga psikiatri.

“Shumë janë ardhur shpesh kanë ardhur edhe të psikiatrisë kanë ardhur shpesh ka ndodhur cdo dy javë kanë ardhur i kanë dhënë ineksione e barna që ka pas nevojë.. kanë ardh shpesh i njoh sepse edhe unë jam rast social i kan parë disa herë që kanë ardhur”, ka theksuar tutje ajo.

Por, për vizitat e punëtorëve social në këtë familje, që duket qartë se nuk e ka plotësuar asnjë kriter elementar të jetesës e përkujdesjes për fëmijët, nuk di të tregojë Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Lipjan.

Ajo as nuk ka qenë në gjendje të tregojë datën e saktë të  vizitës së fundit të punëtorëve social në këtë familje.

“Zyrtarët social bëjnë një plan të shërbimit, edhe ata e vlerësojnë dmth pjesën e vizitave në familje, nëse ata shohin diçka që duhet me u zhvillu vizitat më të shpeshta dmth i bëjnë planin..”, ka deklaruar Makfirete Shamolli- Drejtoreshë e QPS, Lipjan.

Gjatë ditës në ketë qendër ishte Inspektorati i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare. E pyetur nëse ndjen përgjegjësi personalisht për këtë rast, Shamolli u përgjigj me një thënie.

“Emocionalisht edhe ne jemi të prekur, por pjesa emocionale e prekjes tonë nuk dmth qe ne me stagnu e mos me i ofru shërbimet, po i referohem një thënies së një punëtori social ndërkombëtar që ne nuk mund të fundosemi bashkë me problemin, por ne duhet të jemi hallka që duhet të ngrehim dorën edhe ta zgjedhim problemin, përkundër krejt gjanave që kanë ndodhe ne duhet të jemi të fortë dhe të vazhdojmë me misionin tonë”, ka deklaruar ajo.

Por, problemi nuk u zgjidh, meqenëse vetë punonjësit social kishin avokuar vazhdimisht që fëmijët të kthehen te familja, pasi që rreth 4 vjet më parë, familjes në fjalë iu larguan fëmijët përkohësisht dhe u dërguan në familje strehuese.

E si shkak i mosreagimit të institucioneve përgjegjëse në kohën e duhur, tashmë fëmija 5 vjeçar i është nënshtruar intervenimit të nevojshëm kirurgjik në nivel të shputave, meqë dyshohet se ishte keqtrajtuar e lënduar nga prindërit.

Nga QKUK-ja thanë se gjendja është stabile dhe se i njëjti po trajtohet edhe më tutje në Kujdesin Intensiv të Pediatrisë.

Dy prindërit tashmë janë nën masën e paraburgimit, të caktuar nga Gjykata në Prishtinë për veprat penale Shkelja e detyrimeve familjare dhe Lëndim i rëndë trupor.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika