Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftojnë se avionët e tyre luftarakë kanë goditur më shumë se 200 objektiva në Iranin perëndimor dhe qendror gjatë 24 orëve të fundit.
Objektivat përfshijnë vende ku ruhen dhe lëshohen raketat balistike, sisteme mbrojtjeje ajrore, lëshues raketash balistike dhe fabrika prodhimi armësh, sipas IDF.
Iran thotë se do të ndërmarrë “veprime vendimtare” pas sulmeve izraelite mbi fushën e gazit South Pars, e cila është pjesë e fushës më të madhe të gazit natyror në botë dhe operohet nga Irani dhe Katari, raporton BBC.
Mediet iraniane raportojnë se nuk ka pasur të lënduar në këtë sulm, ndërsa Katari e ka quajtur ngjarjen “të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”, Izraeli ende nuk ka komentuar.
Ndërkohë, presidenti i Iranit konfirmon se ministri i Inteligjencës, Esmail Khatib, është vrarë në një sulm gjatë natës.