Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) konfirmojnë se kanë kryer sulme ajrore në veri të Iranit pak më parë, pas njoftimeve se Aviaçioni Izraelit po godiste anijet e Marinës Iraniane në portin Bandar Anzali, në bregdetin e Detit Kaspik.
Ushtarakët thonë se sulmet u kryen nga Aviaçioni Izraelit, bazuar në informacione të siguruara nga Divizioni i Inteligjencës Detare dhe Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake.
Ky është hera e parë gjatë luftës aktuale që IDF godet në veri të Iranit, raporton The Times of Israel.
Forcat izraelite kanë njoftuar se do të japin më shumë detaje për sulmet më vonë.