Mushkolaj: Osmani e qeveria të shkëputura nga realiteti, qytetarët përballë krizës pa asnjë reagim

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se presidentja në detyrë Vjosa Osmani duhet të shkojë t’i vizitojë njerëzit nëpër shtëpia dhe të shohë se si po jetojnë.

Ai ka theksuar se ajo është edhe një lloj garantuese e kohezionit social.

“Kjo nuk e bën këtë… Në kohën kur kriza ekonomike është duke u thelluar edhe për shkak të konfliktit në Lindjen e Afërt, ku çmimet janë rritur dhe janë duke shkuar zinxhirë, zonja nuk merret me këtë punë. Me këtë nuk jam duke e amnistuar qeverinë, përkundrazi… por shkon edhe bën fushatë për fatin e saj personal. Në këtë situatë mua nuk më intereson fare cili do të jetë fati personal politik i Vjosa Osmanit…”.

Mushkolaj ka kritikuar edhe qeverinë dhe ministren e Industrisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari, për mosmarrjen e masave konkrete për të ndërhyrë në zvogëlimin e krizës aktuale.

“Këta nuk janë analistë, nuk janë as OJQ, këta janë vendimmarrës. Kurrgjë nuk bëjnë… këta veç rrinë dhe presin, kurrfarë veprimi nuk kanë marrë deri tash…”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika