Presidenti amerikan Donald Trump u ka thënë vendeve që po përballen me kufizime në furnizimin me karburant për shkak të situatës në Ngushticën e Hormuzit se duhet të “shkojnë dhe ta marrin vetë naftën”.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se vendet si Britania, të cilat po përballen me mungesa të karburantit, duhet të “mbledhin kurajë” dhe të veprojnë në Ngushticën e Hormuzit.
Ai ka shtuar se këto shtete duhet “të mësojnë të luftojnë për veten e tyre”, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara “nuk do të jenë më aty për t’i ndihmuar”, siç tha ai, për vendet që “nuk u përfshinë në shkatërrimin e Iranit”.
Trump ka pretenduar gjithashtu se Irani është “praktikisht i shkatërruar” dhe se “pjesa e vështirë është bërë”, duke e mbyllur mesazhin me thirrjen: “Shkoni merreni vetë naftën!”.