Ekspozita në shesh për masakrat, ministri Hoti: Nuk mund ta rrah Shkëlzen Gashin

Me përplasje të ashpra është shoqëruar mbledhja e komisionit për të drejtat e njeriut, e ku prezent ishte edhe ministri Andin Hoti. Ekspozita në shesh që u largua pastaj, ka shkaktuar debat mes deputetëve të mazhorancës e opozitës, derisa Hoti tha se nuk ka asgjë në kompetencë sa i përket kësaj çështje

Debati që u zhvillua javë më parë për ekspozitën që përmbante pasaktësi për masakrat në Kosovë, u rikthye sërish në Komisionin për të drejtat e njeriut.

Në mbledhjen e së mërkurës, ishte i ftuar ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti e që pashmangshëm që shumica e pyetjeve të deputetëve opozitar ishin për këtë.

“Më intereson sepse kam mendu që do kemi edhe material paraprak se më intereson se cili ka qenë financimi i shtetit për këtë ekspozitë e edhe librat të cilat janë përfolur që është edhe pjesa faktike e financimit nga MPJ, ku është shpërndarë cili ka qenë qëllimi a ka pasoja nga këto devijime historike të cilat janë të dhimbshme”, ka deklaruar Armend Zemaj – Deputet i LDK-së.

“Cfarë masa ke marrë ti cfarë përgjegjësie ke lyp librat që janë shpërndarë nëpër vende ndërkombëtare a ke marr masa, e dim që na ti si ministër i ri ske pagu kurgja por edim se ke përgjegjësinë”, ka theksuar Albana Bytyqi – Deputete e AAK-së.

Por për të gjitha këto pyetje, përgjigja e Hotit ishte e njëjtë – që Ministria që e udhëheq nuk ka kompetenca për ndërmarrjen e veprimeve, por vetëm mund të reagojë siç edhe ka bërë.

“Ministria e ka për mandat reagimin, mbrojtjen e vlerave të luftës dhe unë kam reaguar ndër të parët lidhur me ekspozitën që ka qenë në shesh. Unë nuk kam mekanizëm aktual për t’i hequr pllakat sepse komuna e Prishtinës e ka dhënë lejen jo unë…Shkëlzen Gashi nuk është Albin Kurti, ai nuk është këshilltar i imi. Aq shumë kanë qenë këshilltar,Unë nuk mund ta rrah Shkëlzen Gashin”, ka deklaruar Hoti.

Por kjo temë e sidomos përmendja e emrit të Shkelezen Gashit që ishte autor i ekspozitës, nxiti shpesh debate të ashpra, sidomos mes kryetares së komisionit, që është edhe kandidate për Presidente.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, vazhdimisht doli në mbrojtje të ministrave, kur ata u përmenden nga deputetja e PDK-së Arbnora Salihu.

Hoti është pyetur edhe rreth angazhimit të tij për Dhomat e Specializuara për Kosovën, në kohën kur procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është në fazën e vendimit final.

“Dhomat e Specializuara kanë me përfundu shumë shpejt dhe të gjithë ata që janë në Hagë do dalin të lirë shumë shpejt, unë besoj këtë gjë pavarësisht kësaj, ckado që është në kompetencë timen do jem në dispozicion për mbrojtjen e vlerave të luftës”, ka theksuar Hoti.

Komisioni për të drejtat e njeriut, vendosi edhe për shpalljen e konkursit për Avokatin e Popullit, meqë Naim Qalajt i ka skaduar mandati.

Të premten seanca e radhës: Partitë pa marrëveshje për presidentin dhe rezolutën për luftën

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika