Shtëpia e Bardhë thotë se Libani nuk është pjesë e armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar se Libani nuk përfshihet në armëpushimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Ajo tha se presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kanë biseduar mbrëmë dhe se Netanyahu e mbështet procesin e armëpushimit, duke u cilësuar si një partner kyç në negociata.

Sipas saj, nëse Libani mund të përfshihet në marrëveshje në të ardhmen, kjo mbetet ende çështje diskutimi. Megjithatë, ajo theksoi se nga këndvështrimi i Trumpit, Libani nuk është pjesë e armëpushimit dhe ky qëndrim është komunikuar te të gjitha palët në konflikt.

Deklaratat e saj vijnë në kundërshtim me paralajmërimet e mëhershme të Gardës Revolucionare iraniane, e cila kishte kërcënuar me “përgjigje të rëndë” nëse sulmet në Liban vazhdojnë.

Ndërkohë, mbetet e paqartë edhe situata në Ngushticën e Hormuzit, pasi Leavitt tha se “ajo që thuhet publikisht është ndryshe nga ajo që thuhet privatisht”.

Ajo shtoi se çështja më e rëndësishme ende e pazgjidhur është fati i uraniumit të pasuruar të Iranit, të cilin e quajti “vijë të kuqe” të Trumpit, ndonëse Teherani ka sinjalizuar gatishmëri për ta dorëzuar atë.

Leavitt gjithashtu përsëriti deklaratën e Trumpit se “e gjithë një civilizimi tërë do të zhdukej” nëse nuk arrihej marrëveshje, duke thënë se kjo ishte një “kërcënim i fortë, por jo bosh”, i cili sipas saj ka ndikuar që Irani të pranojë marrëveshjen.

Ajo foli edhe për NATO-n, duke thënë se “NATO është testuar dhe ka dështuar”, duke cituar Trumpin, dhe se është “për të ardhur keq që NATO i ka kthyer shpinën amerikanëve”.

Sipas saj, Trump dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet të zhvillojnë një takim sot në Shtëpinë e Bardhë, ku do të ketë “një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë”.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika