Media shtetërore e Iranit, IRNA, ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka “asnjë informacion” për vazhdimin e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas IRNA-s, mesazhe janë shkëmbyer mes Teheranit dhe Pakistanit, i cili ka vepruar si ndërmjetës, por ato lidhen vetëm me “zhvillimet aktuale” pas dështimit të negociatave gjatë fundjavës.
Më herët, agjencia Reuters raportoi se ekipet negociuese të SHBA-së dhe Iranit mund të rikthehen në Islamabad gjatë kësaj jave për të rifilluar bisedimet për përfundimin e luftës.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump kishte shpallur një armëpushim dyjavor më 8 prill, i cili pritet të përfundojë më 22 prill.
Katër anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit pavarësisht bllokadës amerikane