Avdullah Hoti kërkon zgjedhje të reja, ose president që nuk vjen nga VV

Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, vlerëson që Kosova të ketë një president jashtë radhëve të Lëvizjës Vetëvendosje , duke theksuar nevojën për një figurë me integritet të lartë dhe të pavarur nga ndikimet politike.

Hoti ka vlerësuar se presidenti duhet të ketë prioritet kushtetutshmërinë dhe të mos udhëhiqet nga kalkulimet për mandatet e ardhshme.

Sipas tij, vetëm një qasje e tillë garanton balancën e pushteteve dhe shmang përqendrimin e pushtetit në duart e një individi të vetëm.

“Kosova duhet të ketë president që nuk është nga LVV-ja, një person me integritet të lartë personal, akademik e shoqëror, që ka prioritet kushtetutshmërinë, që nuk e ka hallin se a propozohet sërish për mandatin tjetër. Vetëm kështu sigurohet balanca e pushteteve dhe evitohet koncentrimi i pushtetit tek një person i vetëm”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka kritikuar zhvillimet e pesë viteve të fundit, duke pretenduar se janë miratuar ligje në kundërshtim me Kushtetutën pa u kthyer për rishqyrtim nga Presidentja, ndonëse kjo është një e drejtë e paraparë me ligj.

Ai gjithashtu ka përmendur shkarkimin e Kryesueses së KQZ-së si vendim arbitrar në fillim të mandatit presidencial.

Ndër të tjera, deputeti i LDK-së ka ngritur shqetësimin për mungesën e një Kryeprokurori për disa vite, duke e lidhur këtë me mosmarrëveshjet ndërmjet krerëve të shtetit.

Tutje, Hoti thotë se nëse nuk sigurohet një president i pavarur dhe gjithëpërfshirës, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika