Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar se bisedimet me Iranin janë “produktive dhe duek vazhduar”.
Ajo ka hedhur poshtë raportimet se SHBA-ja ka kërkuar zyrtarisht zgjatjen e armëpushimit, duke i cilësuar ato si të pavërteta.
Leavitt tha se administrata amerikane “mbetet e angazhuar fuqishëm” në negociata dhe se komunikimet me palën iraniane po vazhdojnë në mënyrë të rregullt.
Sipas saj, diskutimet për takime të mundshme ballë për ballë janë duke u zhvilluar, por asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht deri në njoftim nga Shtëpia e Bardhë, raporton BBC.
Ajo shtoi se SHBA-ja “ndjehet mirë për perspektivën e një marrëveshjeje”, duke theksuar se kjo është edhe në interesin e Iranit për të pranuar kërkesat e presidentit Donald Trump.
Leavitt gjithashtu tha se nëse takimet zhvillohen, ato ka shumë gjasa të mbahen sërish në Pakistan, ku janë zhvilluar edhe raundet e mëparshme të bisedimeve.