Më 16 prill, Kuvendi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka zhvilluar punimet e tij, ku nga 129 delegatë kanë marrë pjesë 98 prej tyre.
Gjatë këtij procesi, kryetari aktual i AKK-së, Agim Aliu, është rikonfirmuar edhe njëherë në krye të Asociacionit.
Për herë të parë, punimet e Kuvendit janë transmetuar drejtpërdrejt në mediumin publik të Republikës së Kosovës, një hap që është vlerësuar si rritje e transparencës dhe informimit të drejtë të qytetarëve.
Në kuadër të vendimeve të miratuara, Kuvendi ka aprovuar edhe zgjerimin e Bordit të AKK-së nga 7 në 9 anëtarë.
“z.Agim Aliu është ri-zgjedhur Kryetar i AKK-së, duke marrë besimin e delegatëve për të vazhduar drejtimin e Asociacionit në mandatin e ardhshëm.