Avokati i familjes Ademaj: Edhe mbrojtja u dorëzua përballë provave që rëndojnë mbi të akuzuarit

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, ka deklaruar se pas dhënies së fjalëve përfundimtare në gjykatë, pala e dëmtuar ndihet e lehtësuar dhe e konsideron rastin si të përmbyllur me sukses, ndonëse vendimi përfundimtar ende nuk është shpallur.

Syla, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se rrjedha e procesit dhe provat e paraqitura tregojnë për një epilog të qartë për të akuzuarit.

“Pas dhënies së fjalës përfundimare si nga Prokuroria, ne si palë e dëmtuar dhe nga mbrojta – ne jemi paksa të lehtësuar për shkak se e konsiderojmë si rast të përfunduar me sukses. Nuk duhet të ngutemi për shkak se vendimi nuk mund ta predikojmë, por konsideroj se edhe vetë mbrotja u dorëzua përballë provave dhe vetë mbrotjes – të akuzuarit kanë pasur shumë kundërthënie që janë vetëinkriminu”, u shpreh Syla.

Sipas tij, provat e paraqitura gjatë gjykimit janë të shumta dhe bindëse, përfshirë edhe 22 kamera sigurie që, siç tha ai, dokumentojnë lëvizjet dhe takimet e të akuzuarve.

Syla përmendi se të akuzuarit – Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava – janë përballur me kundërthënie gjatë procesit, të cilat, sipas tij, janë kthyer në prova kundër tyre dhe madje edhe kundër njëri-tjetrit.

“Kemi pasur raste të ndryshme edhe gjatë dhënies së fjalës përfundimtare e thash të njëjtën gjë – kemi pasur raste kur një burrë ka vrarë një grua nën afekt, një burrë ka vrarë një grua nën impuls apo për shkak të nervozës apo për shkak të një hakmarrjeje të paskrupullt – por është rasti i parë kur tre burra për një vit kanë planifikuar vrasjen e një gruaje. Ka qenë rast i rëndë edhe në aspektin ligjor, por në aspektin personal ka qenë shumë e vështirë pasi me familjen Ademaj njihem personalisht dhe ka qenë një ngarkesë emocionale – dhe jam munduar ta përfaqësojë denjësisht. Besoj që Gjykata nuk do ta ketë të vështirë pasi kemi 22 kamera ku të akuzuarisht shihen me takime dhe detaje tjera që janë kapur nga kamera – provat materiale dhe ato personale e faktet – ngecjet që kanë bërë gjatë rrugës Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava u janë kthyer kundër e këta të fundit edhe kundër Naim Murselit”, u shpreh Syla.

Ai u shpreh i bindur se Gjykata nuk do ta ketë të vështirë të marrë një vendim, duke pasur parasysh provat materiale, dëshmitë dhe faktet e paraqitura gjatë procesit gjyqësor.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika