Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i dyshuar ka ikur nga stacioni policor në Gjakovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti ishte në zyrën e intervistimit teksa ka ikur përmes dritares, njofton Dukagjini.
“Rr. Skënderbeu, Gjakovë 17.04.2026-21:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë në zyrën e intervistimit, ka arritur të largohet përmes dritares duke u larguar nga objekti i stacionit policor në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin policor.