Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka pas seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës teksa ka akuzuar opozitën dhe Listën Serbe për veprime të koordinuara.
Zyba, mes tjerash, ka ngritur shqetësime lidhur me praninë dhe rolin e Lista Serbe në institucionet e vendit, duke pretenduar se nuk po hetohen mjaftueshëm çështjet që lidhen me ngjarjet në veri, njofton Dukagjini.
Zyba gjithashtu akuzoi opozitën për veprim të koordinuar, ndërsa kritikoi edhe organet e drejtësisë, duke pretenduar se ato janë të përqendruara në ndjekjen e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Pra, e kuptoni pse bëhet një betejë kaq e madhe për ta lënë Listën Serbe në institucione dhe në Kuvend, e as kur nuk hetohet me fakte të mjaftueshme për terrorizmin në veri dhe për antikushtetutshmërinë e vazhdueshme. Seanca e djeshme ishte vetëm një shembull konkret për ta kuptuar pse u duhet një mashë e Serbisë në Kuvend. Shiheni votimin për Gjykatë Kushtetuese dhe binduni. Opozita e koordinuar, ndërkohë që Prokuroria e saj e zënë me përndjekje të atyre që janë VV”, ka shkruar Zyba.