Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë therrur me thikë nga një person i panjohur në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 19 prill teksa të martën janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit.
“Prishtinë 19.04.2026 – 17:30. Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë ishin therur me thikë nga një person i panjohur. Viktimat janë trajtuar në QKUK. Lidhur me rastin me datë 21.04.2026, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.