Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një granatë dore është hedhur në drejtim të një lokali në Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në orët e para të së martës dhe se pos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar, njofton Dukagjini.
“Fushë Kosovë 21.04.2026 – 04:19. Është raportuar se nga një veturë është hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore) në drejtim të një lokali. Përveç dëmeve nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit”, thuhet në raportin policor.