Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Ferizaj është arrestuar një person i kërkuar për veprën “dhunim”.
Sipas njoftimit të Policisë, të premten (sot) operatorët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e kërkuar me inicialet A.H. (24 vjeç), njofton Dukagjini.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej dy vite e gjashtë muajsh.