Rasti Banjska, Kearns: Tani të dënohen “drejtuesit kryesorë”, janë brenda qeverisë së Serbisë

Dje Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për rastin e sulmit në Banjskë, duke i dënuar Bllagoje Spasojeviqin dhe Vlladimir Tolliqin me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviqin me 30 vjet burgim.

Pas këtij vendimi, ka reaguar deputetja britanike Alicia Kearns, e cila ka kërkuar që drejtësia të shkojë edhe tek “drejtuesit kryesorë” të sulmit terrorist.

Në një postim në platformën “X”, Kearns ka thënë se udhëheqësit kryesor janë në Beograd brenda qeverisë serbe.

“Tani, ju lutem, drejtuesit kryesorë. Do t’i gjeni brenda Qeverisë së Serbisë, dhe të tjerë që po fshihen dhe mbrohen nga Qeveria e Serbisë”.

Kearns ka shpërndarë një lajm të “BBC News (World)”, ku raportohet për dënimet lidhur me rastin në Banjskë, duke e shoqëruar me thirrjen që përgjegjësia të zgjerohet edhe tek organizatorët e nivelit të lartë.

Rasti i Banjskës, i cili ka shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare, vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të rënda të sigurisë në veri të Kosovës në vitet e fundit.

Dënimi i terroristëve të “Banjskës” në ballinat botërore (FOTO)

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Të fundit nga rubrika