Një rast i zhdukjes së dy personave të mitur është raportuar në rrugën “Arsim Bega” në Ferizaj.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, një ankues mashkull kosovar ka informuar policinë se motra dhe vëllai i tij, të dy të mitur, janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.
Rasti është duke u trajtuar nga organet e rendit, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të siguruar informacione mbi fatin dhe vendndodhjen e të miturve.