Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan të lejuara për këtë të shtunë për derivatet e naftës.
Sipas njoftimit të MINT-it, nafta sot do të shitet për 1.65 euro për litër, benzina 1.42, ndërsa gazi 0.87.
Kujtojmë se për dallim nga dje çmimi tavani për naftën u rrit për dy centë dhe po kaq u rrit edhe për benzinën.